A do t’i kthehet Drenusha sportit pas lindjes se vajzës?

Volejboll

A do t’i kthehet Drenusha sportit pas lindjes se vajzës?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2022 Në ora: 15:37
A do t’i kthehet Drenusha sportit pas lindjes se vajzës?

Ka kohë që i mungon sportit skofiar, volejbollistja e spikatur Drenusha Asllanaj. 

Ajo tani e dy vite është jashtë fushës së lojës pikërisht pas lindjes së vajzës Dua!

Mungesa e saj po vërehet shumë, një volejbolliste e përsosur apo një profil që i mungon këtij sporti.

Image

Drenusha me vajzën Dua

Fakti tjetër është se vjen prej një familje volejbollistesh, Shemsije Asllanaj ka qenë volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave dhe Marigona Asllanaj, dikur një lojtare për lakmi! 

Drenusha ka luajtur me sukses edhe në fanellën e Kombëtares së Kosovës, por cila është dëshira e saj? 

“Me ka marr malli shumë për volejbollin, se kisha menduar kështu as vet. Po me mungon shumë, tani kur po i shoh finalet, me shumë emocion po i shikoj. Dhe kur po e shoh që nuk është ish ekipi im (M-Technologie) në finale po me dhemb. 

Mirëpo, familja është në radhë të parë dhe Dua po rritet e shpresoj te rikthehem”, thotë Drenusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Dua në mes të topave, vajza e Drenushës

Drenusha luan në pozitën e pasueses dhe nuk ka më shumë se 27 vjeç.

Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje se ku do të luajë në të ardhmen, por i dhemb shumë shpirti që nuk është në fushën e lojës. Beson e shpreson se do të rikthehet në parket, me gjasë edhe në  vjeshtë e këtij viti.

Vajza e saj tani është 9-mujashe, ndërsa Drenusha shpreson se Dua do të bëhet një volejbolliste e spikatur ashtu si vet ajo dhe tezja e saj, Shema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat