Drita dhe Fer Volley ndeshen në përballjen e dytë të finales

Volejboll

Drita dhe Fer Volley ndeshen në përballjen e dytë të finales

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:22
Drita dhe Fer Volley ndeshen në përballjen e dytë të finales

Të enjten, Drita dhe Fer Volley ndeshen në përballjen e dytë të finales së madhe të playoffit 2022, në konkurrencën e femrave.

Në takimin e parë, "Intelektualet" triumfuan me rezultat bindës në sete, 3-0, por ishte luftë e fortë nga Fer Volley në secilin set - 25-20, 25-21, 25-21.

Me një fitore eventuale, Drita do t'i ofrohej edhe më shumë titullit, i cili sigurohet me tri fitore. Megjithatë, Fer Volley luan si nikoqire dhe duhet të jetë e motivuar për të bërë më shumë, sidomos pas disa momenteve premtuese që pati në ndeshjen e parë.

Përballja zhvillohet të enjten, me fillim nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në RTK4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat