Peja fiton edhe ndeshjen e dytë finale të playoffit kundër Lubotenit

Volejboll

Peja fiton edhe ndeshjen e dytë finale të playoffit kundër Lubotenit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:00
Peja

Djelmoshat e Milot Bardhit triumfuan me rezultat 1-3 (13-25, 22-25, 25-19, 23-25) në sete si mysafir, teksa kanë regjistruar dy fitore nga po aq ndeshje në finale kundër rivalit nga Ferizaj.

Nikoqirët u munduan të bëjnë më shumë, sidomos në setin e dytë dhe të katërt, por ishin të pa fuqishëm të evitojnë humbjen nga ekipi që jo shumë kohë më parë fitoi edhe Kupën e Kosovës.

Të dielën, me fillim nga ora 20:15, zhvillohet ndeshja e tretë finale, e cila mund t'ia sigurojë titullin e dytë pejanëve për këtë sezon, në rast fitoreje.

Kjo përballje transmetohet direkt në RTK4, me kalim në RTK1 prej orës 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat