Blinera Jaha i gëzohet fitores së Fer Volleyt: Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm 

Volejboll

Blinera Jaha i gëzohet fitores së Fer Volleyt: Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm 

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:07
Jaha i gëzohet fitores së Fer Volleyt: Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm 

Volejbollistja Blinera Jaha mbrëmë ishte qelës i fitores së Fer Volley-t, me rezultat 3:0 ndaj Dritës së Gjilanit, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës. 

Jaha u shqua si organizatore dhe ka qenë si “vullkan” në momentet vendimtare.

Fer Volley barazohet në seri të fitoreve (1:1) në finale dhe ndeshja e tretë tani luhet në Gjilan.

Jaha është e lumtur për këtë fitore të madhe, duke i falënderuar edhe tifozët “Ujqit”, të cilët ishin lojtari i shtatë i tyre.

Fer Volley mbrëmë tregoi lojë të pëlqyeshme në përballje me kampionen në fuqi. 

“Së pari jam shumë e lumtur që fituam lojën e dytë dje dhe i përgëzoj vajzat për paraqitjen dhe për shpirtin luftarak që treguan në fushë.

Duke krahasuar ndeshjen e parë me atë që bëmë dje kishte dallime të mëdha, ku si pike kyqe ishte edhe atmosfera që ka mbretëruar brenda ekipit ku besoj që ka ndikuar shumë në lojën e secilës prej nesh.

Publiku vendas ishte në numër të madh në përkrahje tonë, e në veçanti tifozeria ‘Ujqit’.

Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm edhe nesër në lojën e tretë dhe mbi të gjitha shpresoj që të jetë përsëri një lojë e mirë nga dy ekipet që ta shijojmë të gjithë adhuruesit e volejbollit!”, thotë Jaha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat