Drita në presion të finales së tretë, Fer Volley më i relaksuar

Volejboll

Drita në presion të finales së tretë, Fer Volley më i relaksuar

Nga: K. G. Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:29
Drita në presion të finales së tretë, Fer Volley më i relaksuar

Drita është në presionin e finales së tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll, ndërsa Fer Volley është më i relaksuar për faktin se ka barazuar serinë e fitoreve (1:1).

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta - Petriti” në Gjilan. Bileta kushton 1 euro sipas KV Dritës.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës dhe Edon Ibrahimi, kryetrajner i Fer Volley, cila e ka strategjinë më të fortë, gjithçka do të shihet nesër mbrëma!

Vashat e Dritës e kanë përparësinë e terrenit, ndërsa Fer Volley e ka qetësinë!

“Spektakël i rezervuar nga KV Drita - femrat për këtë finale të madhe.

Gjithë vitin të gjitha ekipet më të mira të Kosovës ishin në garë për këtë Trofe, tani mbeten vetëm dy, luftojnë në dy ndeshjet e para dhe ndahen baras, tani radhën e ka e 3-ta e Finales së madhe.

KV DRITA në ndeshjen e 1-rë në Gjilan fitoj me rezultat 3 me 0, ndërsa në përballjen tjetër humbi po me rezultat te njejte 3 me 0 dhe ndeshjet barazohen në 1 me 1.

Duhet fituar 3 ndeshje për tu shpallur Kampion i Kosovës”, shkruan në faqen e Dritës.

“Ftojmë te gjithë ‘Intelektualët’ dhe qytetarët e Gjilanit të përcjellin nga afër finalen e Dritës sonë në Palestrën 'Bashkim Selishta – Petriti’ në Gjilan aty ku vetëm ju ja dini si duhet dhe së bashku të sjellim trofeun e radhës në Gjilan”, thuhet më tej në njoftimin e Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat