Spekakli i finaleve të playoffit në volejboll vazhdon me përballjen e tretë finale mes Dritës dhe Fer Volley, të shtunën

Volejboll

Spekakli i finaleve të playoffit në volejboll vazhdon me përballjen e tretë finale mes Dritës dhe Fer Volley, të shtunën

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:30
Ilustrim

Pritet të jetë një përballje tjetër e jashtëzakonshme kjo e së shtunës, mes Dritës dhe Fer Volleyt e cila kësaj rradhe luhet në Gjilan, teksa të dy ekipet kanë regjistruar nga një fitore nga dy përballjet e para.

Në bazë të asaj që kemi parë në këto dy ndeshje, pritet të jetë një finale maratonike, marrë parasysh paraqitjen e ngjashme të vashave nga të dy taborret në këto takime.

Ndeshja e parë u fitua nga Drita me rezultat 3-0, ndërsa e dyta nga Fer Volley me rezultat të njejtë, duke lënë gjithçka të hapur dhe të pa parashikueshme për ndeshjen e tretë.

Të shtunën, me fillim nga ora 20:15, Drita dhe Fer Volley masin forcat në takimin, të cilin do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat