CEV dhuron topa si donacion për fëmijët në volejbollin e Kosovës

Volejboll

CEV dhuron topa si donacion për fëmijët në volejbollin e Kosovës

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:56
CEV dhuron topa si donacion për fëmijët në volejbollin e Kosovës

CEV dhuron topa si donacion për fëmijët në volejbollin e Kosovës.

Nga pesë topa dhe një rrjetë u ndanë për secilën shkollë të volejbollit në Kosovë, në kuadër të projektit "CEV School Project", të premten.

Rekuizitat janë dhuruar si donacion i Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV) dhe ky është viti i tretë rresht që Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) bashkëpunon me CEV në një projekt të tillë.

Topat u dhuruan për përfaqësuesit e ekipeve të të rinjëve nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, menaxheri i projektit Blendi Haxhikadrija dhe sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi.

FVK falenderon CEV për kontributin e përvitshëm dhe përkrahjen e vazhdueshme për grupmoshat e reja të volejbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat