Ndryshon vendi dhe ora e finales Tirana - Skënderbeu

Volejboll

Ndryshon vendi dhe ora e finales Tirana - Skënderbeu

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:42
Ndryshon vendi dhe ora e finales Tirana - Skënderbeu

Superliga e volejbollit të femrave do të zhvillojë sot finalen e katërt mes Tiranës dhe Skënderbeut. Por në prag të këtij takimi nuk mungojnë polemikat.

Kjo sfidë nuk do të luhet në sallën “Feti Borova” ku ishte parashikuar fillimisht, por është zhvendosur në “Asllan Rusi” në orën 19:00.

Lidhur me këto ndryshime të vendit dhe orarit nuk është pajtuar aspak Skënderbeu.

Skuadra korçare, me anë të një deklarate të shefes së klubit, Tatjana Marash, thotë se po prishen rregullat e garës.

“E gjithë loja, sipas interesave të Tiranës. Këtu po prishen rregullat dhe ndershmëria e lojës dhe në këtë rast është fajtore federata në vendimmarrjen e saj.

Është një rregull që federata e ka vendosur prej vitesh, ku për çdo lëvizje në orare apo salla duhet të gjejmë mirëkuptimin me njëritjetrin”, shprehet Marash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat