Amarilda Prenga: Shpresojmë të bëhemi 2:2

Volejboll

Amarilda Prenga: Shpresojmë të bëhemi 2:2

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:00
Amarilda Prenga, në të djathtë me bluzë tël bardhë

Kryetranerja e Tiranës, Amarilda Prenga, beson e shpreson në fitore kundër Skënderbeut, në ndeshjen e katërt të finales së play - off-it të Kampionatit Shqiptar në volejboll.

Finalja e katërt luhet në sallën e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, duke filluar në orën 19.00.

Tirana është e përgatitur në çdo aspekt dhe vetëm fitorja e mban në garë për titull.  

“Jemi 2 me 1 për Skënderbeun me ndeshje.

Janë ato në avantazh. Ne shpresojmë të bëhemi 2:2, që të luhet finalja në Korçë”, thotë Prenga për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat