Drita fiton ndeshjen e trete finale kunder Fer Volley

Volejboll

Drita fiton ndeshjen e trete finale kunder Fer Volley

Më: 7 maj 2022 Në ora: 22:24
Drita

Drita, ekipi i femrave, fiton ndeshjen e tretë të finales së playoffit kundër Fer Volley dhe e gjen veten një fitore larg titullit.

"Intelektualet" triumfuan me rezultat 3-1 (7-25, 25-22, 25-16, 26-24) në sete. Ferizajaset e startuan ndeshjen në mënyrë brilante, duke fituar setin e parë me rezultat të thellë.

Mirëpo, nikoqiret në vazhdim u konsoliduan dhe fituan tre setet e radhës për të siguruar fitoren e dytë të finaleve që kanë dalë të jenë spektakolare deri tash.

Drita, me një fitore eventuale në ndeshjen e ardhshme, do t'i jepte fund dilemës së fituesit, mirëpo Fer Volley tregoi se është ekip shumë i vështirë të mposhtet në terren të vet, ku do të luajë në përballjen e radhës, e cila zhvillohet të enjten.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat