Publikohet lista e volejbollistëve të Kombëtares U22 të Kosovës

Volejboll

Publikohet lista e volejbollistëve të Kombëtares U22 të Kosovës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 00:04
Publikohet lista e volejbollistëve të Kombëtares U22 të Kosovës

Publikohet lista e volejbollistëve të Kombëtares U22 të Kosovës, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

"Dardanët" e kësaj grupmoshe, të drejtuar nga Faton Mustafa dhe Blendi Haxhikadrija, tashmë kanë filluar përgatitjet dhe sonte grumbullohen sërish në Gjakovë, ku po stërviten para ndeshjeve kualifikuese për Evropianin, i cili zhvillohet mes datave 19-22 maj.

Kosova është pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Azerbajxhanin dhe Sllovakinë, teksa të gjitha përballjet e këtij grupi do të luhen në Prishtinë nën organizimin e Fderatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Lista e volejbollistëve të ftuar në Kombëtaren U22:

Pasues: Ergon Tara, Albi Macula

Libero: Ermal Maliqi Rilind Gashi

Qendër: Fisnik Salihu Leka Shyti Erolind Kerqeli, Ervin Llazaqani

Pranues: Erion Bajrami Arbrik Zeka Erion Qalaj Blend Buzuku

Korektor: Rigon Bajrami Taulant Qosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat