Drita një fitore larg titullit, Fer Volley në presion

Volejboll

Drita një fitore larg titullit, Fer Volley në presion

Nga: K.G. Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:23
Fer Volley në presion

Drita e Gjilanit është një fitore larg titullit të kampionit, ndërsa Fer Volley është në presion sepse vetëm fitorja e mban garë.

Është seria e katërt e finaleve të play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll, ndërsa Drita udhëheq me rezultat 2:1.

“Të enjten me fillim nga ora 20:15 në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, do të zhvillohet ndeshja e katërt finale.

Rikujtojmë se Drita është duke avancuar me rezultat 2:1 në ndeshje dhe se fituesi i 3 ndeshjeve shpallet Kampion i Kosovës. 

Fer Volley premton angazhim maksimal pasi nuk ka çka te humbë më dhe do të shfrytëzoj gjithë potencialin e saj në këtë sfidë jetike.

Për krenari, për qytetin Fer Volley kërkon përkrahje masive nga Ferizaj pasi ne besojmë se së bashku mundë t’ja dalim.

Të dashur familjar, shoqëri dhe tifoz Ultras ‘Ujqit’ të enjten kemi nevojë për mbështetjen e secilit nga ju, andaj mos ngurroni por ejani në mbështetje të klubit të qytetit, le ti presim dhe përkrahim vajzat tona në mënyrën që ato e meritojnë pasi deri këtu ato ishin “ambasador” ië qytetit tonë”, njofton KFV Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat