Nesër, ndeshja e katërt finale e playoffit mes Fer Volley dhe Dritës

Volejboll

Nesër, ndeshja e katërt finale e playoffit mes Fer Volley dhe Dritës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 21:42
Volejboll

Nesër, ndeshja e katërt finale e playoffit mes Fer Volley dhe Dritës.

Spektakli që ofrojnë vetëm finalet e playoffit, vazhdon me përballjen që pritet të jetë e flaktë në palestrën 'Bill Clinton' të Ferizajt.

Pas tri ndeshjeve finale të luajtura, Drita po avancon 2-1 me fitore dhe një triumf eventual të enjten do t'ia siguronte titullin "Intelektualeve".

Në anën tjetër, Fer Volley luan me motiv të jashtëzakonshëm në ndeshjet si nikoqir, falë edhe përkrahjes nga tribuna.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:15 dhe transmetohet direkt në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat