Shqipëria mikpritëse e grupit të kuqezinjve

Volejboll

Shqipëria mikpritëse e grupit të kuqezinjve

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:10
Shqipëria mikpritëse e grupit të kuqezinjve

Kombëtarja U-22 për meshkuj në volejboll do të marrë pjesë më datat 20-22 maj, në fazën eliminatore të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Arben Sako ndodhet në Grupin F, bashkë me Austrinë dhe Malin e Zi. Takimet e këtij grupi do të luhen në Tiranë.

Ekipi kuqezi ka disa ditë që është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për këtë event të rëndësishëm. Madje kombëtarja zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me ekipin U-22 të Kosovës, që gjithashtu merr pjesë në këtë event (Grupi E). Shqipëria e fitoi 3-2 këtë miqësore mjaft të bukur dhe të dueluar në çdo set.

Përgatitja do të vijojë edhe gjatë këtyre ditëve dhe kuqezinjtë shpresojnë të bëjnë një paraqitje të mirë. Në këtë ekip janë grumbulluar mjaft lojtarë të rinj të kombëtares U-22 që luajnë në kampionatin tonë por edhe të të rriturve, që kanë moshën. Ekipi që renditet i pari në grup avancon në fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat