​Kualifikueset e Evropianit U22 zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK-së

Volejboll

​Kualifikueset e Evropianit U22 zhvillohen në fundjavë nën organizimin e FVK-së

Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit E kualifikues të Kampionatit Evropian për grup-moshën U22, meshkujt, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 20-22 maj në Prishtinë.


Pjesë e Grupit E, përveç Kosovës, janë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani.

Dardanët e rinj kanë qenë duke u përgatitur vazhdimisht për këtë garë në kampin stërvitor në Gjakovë, derisa zhvilluan edhe një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë.

Përballjen e parë Kosova e zhvillon kundër Azerbajxhanit të premten me fillim nga ora 19:00.

Të shtunën, Kosova përballet me Sllovakinë nga ora 16:00, para se ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Holandës nga ora 16:00, të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat