Kosova U-22 pëson edhe një humbje, ksëaj radhe nga Sllovakia

Volejboll

Kosova U-22 pëson edhe një humbje, ksëaj radhe nga Sllovakia

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:26
Kosova U22 pëson edhe një humbje, ksëaj radhe nga Sllovakia

Kosova U-22 pëson edhe një humbje, ksëaj radhe nga Sllovakia.

Kombëtarja U-22 e Kosovës, meshkujt, ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian, nga Sllovakia me rezultat 3-0 (25-08, 25-13, 25-13).

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë - aty ku po zhvillohen të gjitha përballjet e Grupit E, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës - "Dardanët" u munduan të bëjnë më shumë ndaj një rivali të fortë si Sllovakia, por eventualisht nuk arritën të evitojnë disfatën.

Ekipi ynë ndeshjen e fundit të grupit e zhvillon të dielën, me fillim nga ora 16:00, kundër favoritit të grupit Holandës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat