Kosova nuk e fiton asnjë set as në duel me Holandën

Volejboll

Kosova nuk e fiton asnjë set as në duel me Holandën

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:09
Kosova nuk e fiton asnjë set as në duel me Holandën

Kosova U-22 mposhtet nga Holanda dhe mbyll aventurën në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Kombëtarja e Kosovës U22, meshkujt, është mposhtur në ndeshjen e tretë të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, nga Holanda me rezultat 0-3 (17-25, 19-25, 15-25) në sete.

"Dardanët" patën momente të mira, sidomos në setin e parë dhe të dytë, në përballjen me favoritin e grupit, i cili regjistroi tri fitore nga po aq takime në këto ndeshje kualifikuese.

Kosova përshëndetet nga kjo garë me tri humbje, por me një eksperiencë të madhe nga e cila mund të ndërtojë dhe zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.

Kujtojmë se përballja e fundit e Grupit E, ajo mes Sllovakisë dhe Azerbajxhanit me fillim nga ora 19:00, markon përfundimin e këtyre ndeshjeve kualifikuese të organizuara nga Federata e Volejbollit të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat