Italianët pa fat

Volejboll

Italianët pa fat

Më: 23 maj 2022 Në ora: 13:18
Italianët pa fat

Në Lubiana të Sllovenisë u zhvilluan finalet e Ligës së Kampionëve në volejboll, për meshkuj dhe femra për sezonin 2021-2022.

Në konkurencën e femrave, në finale triumfoi skuadra turke e Vakifbank Stamboll, e cila mundi 3-1 në sete italianet e Koneliano-s (25-22, 25-21, 23-25, 25-21).

Ishte një hakmarrje për skuadrën turke për humbjen e një viti më pare, në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkohë për skuadrën turke ky është titulli i pestë në histori.

Në konkurencën e meshkujve, titulli kampion i Europës do të shkojë për polakët e Zaksa Kedzierzyn Kozle, që mundi me 3-0 në sete (25-22, 25-20, 32-30) italianët e Trento-s.

Ky është titulli i dytë radhazi në Ligën e Kampionëve për skuadrën polake, që arriti të jetë më e saktë në momentet vendimtare të kësaj sfide@.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat