Shqipëria humbet edhe me Bosnjën

Volejboll

Shqipëria humbet edhe me Bosnjën

Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:06
Shqipëria humbet edhe me Bosnjën

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj është mundur sot pasdite 3-2 nga Bosnje-Herzegovina, ndeshje e luajtur në Tuzla. Takimi ishte i vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Argjendtë (Grupi B) dhe për kuqezinjtë kjo është humbja e dytë në grup në po kaq takime të luajtura.

Seti i parë është i ekuilibruar deri në fund, me kuqezinjtë që kanë mundësi ta fitojnë atë, por boshnjakët tregohen më të saktë e fitojnë 31-29 në pikët shtesë. Në të dytin, loja komandohet nga volejbollistët shqiptarë e drejtuar nga trajneri Jani Melka, që shkëputen e fitojnë 25-20.

Me këtë ritëm, kuqezinjtë luajnë edhe në setin e tretë, ku pas disa barazimesh e emocionesh, në fund fitojnë 26-24. Gjithsesi, vendasit nuk heqin dorë e fitojnë 25-18 setin e katërt, duke barazuar shifrat e seteve 2-2 dhe gjithcka vendoset në setin e pestë.

Seti final komandohet nga vendasit, që shkëputen që në fillim e fitojnë 15-8 dhe krejt takimin 3-2. Kjo është fitorja e parë e boshnjakëve në Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Rumania e Maqedonia e Veriut. Në përballjen mes këtyre dy ekipeve luajtur sot, Rumania fitoi 3-2 dhe udhëheq me dy fitore.

Liga e Argjendit-Grupi B

24 maj, Shqipëri-Rumani, 1-3

28 maj, Bosnjë H.-Shqipëri, 3-2

1 qershor, Maqedoni V.- Shqipëri, 20:15

4 qershor, Shqipëri – Maqedoni V., 19:00

8 qershor, Shqipëri – Bosnjë H., 18:00

12 qershor, Rumani – Shqipëri, 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat