Kosova arrin fitore të madhe

Volejboll

Kosova arrin fitore të madhe

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:24
Kosova arrin fitore të madhe

Kosova arrin fitore të madhe në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt kundër nikoqirit të kompeticionit, Rumanisë.

Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit nga Rumania Keresztesi Alexandra/Culda Bianca.

Vashat tona fituan me rezultat 2:0 (21:14, 21:12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat.

Në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që luhet sot me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat