Kosova e gatshme për Evropianin e Beach Volley U22

Volejboll

Kosova e gatshme për Evropianin e Beach Volley U22

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:46
Kombëtaret e Kosovës U22

Kombëtaret e Kosovës U22, pas disa ditësh te pergatitje, janë të gatshme për paraqitje në Evropianin e Beach Volley.

Atmsofera brenda ekipeve ka qenë impressive gjatë përgatitjeve, derisa puna intensive është zhvilluar nën programin dhe urdhërat e trajnerëve, të cilët janë ndarë të kënaqur nga ajo që kanë pare nga volejbollistët/et.

Është gara më prestigjioze në Kontinent sa i përket volejbollit në rërë U22, me ekipet që po përkujdesen të përgatiten fuqishëm për përfaqësim dinjitoz në eventin që do mbahet në Holandë.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova përfaqësohet nga çifti Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Fatlum Hajrizi.

Ata do të luajnë në kualifikueset për fazën e grupeve të kompeticionit që zhvillohen me 8 qershor në qytetet Vlissingen dhe Blithoven, ndërisa rivalët potencialë të “Dardanëve” në këto kualifikuese janë Kroacia, Greqia, Armenia, Estonia dhe Skocia.

Në konkurrencën e femrave, ngjyrat e flamurit të Kosovës i mbron dyshja Loresa Avdyli dhe Rinesa Hasani, të cilat do të luajnë direkt në ndeshjet e fazës së grupeve, më 9 qershor, nën udhëheqjen e trajnerit Edon Ibrahimi.

Federata e Volejbollit të Kosovës ka qenë në koordinim dhe diskutime të vazhdueshme me ekipet, derisa ka marrë të gjitha masat e nevojshme që përgatitjet të shkojnë sipas planprogramit dhe kërkesave të stafeve teknike.

Image
Kombëtaret e Kosovës U22
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat