Kombëtarja e Kosovës në Holandë

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës në Holandë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:46
Kombëtarja e Kosovës në Holandë

Kombëtarja e Kosovës U22, femrat, udhëtoi sot në mëngjes drejt Bilthovenit të Holandës për Evropianin në Beach Volley

Kontigjenti i Kombëtares së Kosovës në grupmoshën U22, femrat, e përbërë nga dyshja e volejbollisteve Loresa Avdyli/Rinesa Hasani dhe trajneri Edon Ibrahimi u nisën në orët e hershme të mëngjesit drejt qytetit holandez. 

Ata do të marrin pjesë në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane për këtë grupmoshë sa i përket volejbollit në rërë.

Dyshja kosovare i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes, derisa iu nënshtruan sesioneve intensive stërvitore për disa ditë, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat