Kosova U22, femrat, fillon aventurën në Kampionatin Evropian

Volejboll

Kosova U22, femrat, fillon aventurën në Kampionatin Evropian

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:52
Kosova U22, femrat, fillon aventurën në Kampionatin Evropian

Dyshja e Kosovës Loresa Avdyli/Rinesa Hasani, ka nisur aventurën në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Beach Volley për grupmoshën nën 22-vjeç, i cili po zhvillohet në Blithoven të Holandës.

Avdyli dhe Hasani zhvilluan përballjen e parë, në kuadër të Grupit A, sot kundër dyshes austriake Rabitsch Mag./Trailovic, derisa pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-14, 21-12) në sete.

Ndeshjen e radhës çifti kosovar e luan sot, kundër Holandës, me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë se Kosova bën pjesë në një grup jashtëzakonisht të vështirë, me Austrinë, Holandën dhe Letoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat