Kosova ndeshet me favoritin e turneut, në takimin e dytë të Evropianit në BV U22

Volejboll

Kosova ndeshet me favoritin e turneut, në takimin e dytë të Evropianit në BV U22

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 19:25
Loresa Avdyli/Rinesa Hasani

Dyshja kosovare, Loresa Avdyli/Rinesa Hasani e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, pati punë të vështirë kundër favoritit të Grupit A dhe gjithë Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, Holandës - e cila është edhe nikoqire e kompeticionit.

Vashat "Dardane" tentuan të bënin më shumë kundër "tulipaneve" Piersma/Bekhuis, por eventualisht u desh të pajtohen me një disfatë 2-0 (21-12, 21-8) në sete.

Kjo është disfata e dytë e ditës për Kosovën, pas asaj kundër Austrisë më herët.

Përballjen e fundit në kuadër të këtij grupi kualifikues, Avdyli dhe Hasani e zhvillojnë kundër dyshes  letoneze Konstantinova/Regute, të premten, me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat