Venera Kadriu i bashkohet kampiones! Drita e Lorik Ilazit, bëhet e frikshme për rivalet

Volejboll

Venera Kadriu i bashkohet kampiones! Drita e Lorik Ilazit, bëhet e frikshme për rivalet

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 19:31
Lorik Ilazi dhe Venera Kadriu

Si gjithmonë, vera është e nxehtë por kësaj radhe edhe në vet taborin e komunitetit të volejbollit femëror!

Drita e Gjilanit me përforcime po bëhet gjithnjë e më e frikshme për rivalet në Superligën e Kosovës.

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, përforcohet me Venera Kadriun, volejbolliste e spikatur.
Pas një kohe Venera rikthehet në klubin që po e dominon sportin skofiar në Kosovë.

Image

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, zotohet se do të ndërtojë një Dritë edhe më të fuqishme, pa konkurrencë në Kosovë dhe kompakte për garat evropiane.  

“Venera B. Kadriu nënshkroj për Dritën tonë duke premtuar që gjithmonë kur të shfaqet mundësia do të ndihmojë Dritën e vet, si në garat ndërkombëtare ku Drita do të marr pjesë si në ato vendore.

Venera të cilën e gjithë Familja Drita e njeh me nofkën ‘Duqi’ tani e disa vite gjendet në SHBA pikërisht në Universitetin ‘Northwood’ ku po studion më shumë suksese dhe po vazhdon të luajë volejboll për të njëjtin Universitet duke e përfaqësuar denjësisht në garat e Kolegjeve në Amerikë”, njofton KV Drita.

Venera ka pasur disa telashe me lëndime gjatë këtij viti, por tani pothuajse e ka tejkaluar.

“Venera këtë vit që lamë pas kishte një lëndim të rëndë të cilin tashmë thuaj se e ka kaluar. 

Image

Venera do të vazhdojë studimet në SHBA por ajo premtoj se gjithmonë kur të gjendet mundësia kohore dhe nevoja do të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan ‘Dritën’, me dëshirën më të madhe që të ndihmojë Dritën në garat ndërkombëtare, në ligën ‘Gjergj Kastrioti’ për Kupën e Kosovës edhe në pjesën e Play-Off-it”, thuhet me tej nga Drita.

Volejbollistja është emër i njohur për sportin skofiar, e cila është edhe pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës. 

“Venera që tani sa ka mbushur 22 vjet por njihet mirë në opinionin e volejbollit të Kosovës dhe më gjerë duke qenë anëtare vazhdimisht e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë, si pjesë e Dritës me të cilën arriti 3 tituj kampion si dhe shumë Kupa duke qenë titullare dhe në pozita të ndryshme.

Në vitin 2016 kur Drita filloj epokën e kampionit pas shumë viteve Duqi ishte në pozitën qendër. Në vitin 2017 kur u arrit mbrojtja e titullit nga Drita, Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe viti 2018 kur Drita vazhdoje titujt radhazi Duqi luan si pranuese shërbimi duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione ku atë kohë që të gjitha lojtaret titullare ishin nga qyteti jonë dhe Dritase të vërteta.

Sot Venera është prapë në familjen tonë. Mirë se vjen në familje ‘Duqi’”, njofton KVF Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat