Me ndeshjen kundër Letonisë, Kosova U22 mbyll aventurën në Evropian

Volejboll

Me ndeshjen kundër Letonisë, Kosova U22 mbyll aventurën në Evropian

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:39
Me ndeshjen kundër Letonisë, Kosova U22 mbyll aventurën në Evropian

Me ndeshjen kundër Letonisë, Kosova U22 mbyll aventurën në Evropianin e Beach Volley!

Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Evropian të Volejbollit në rërë, që u mbajt në Blithoven të Holandës.

Ekipi kosovar - i përbërë nga dyshja Loresa Avdyli dhe Rinesa Hasani dhe i drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi - i ka dhënë fund një eksperience të rëndësishme në fazën e grupeve (pjesë e Grupit A) të këtij kompeticioni.

Në përballjen e fundit, dyshja kosovare u mposht me rezultat 0-2 (14-21, 16-21) në sete nga çifti letonez Konstantinova/Regute. Ishte një paraqitje solide nga vashat kosovare, por në fund nuk arritën të evitojnë disfatën nga rivalet dukshëm me eksperiencë më të madhe.

Kujtojmë se Kosova përshëndetet nga ky Kampionat Evropian me tri ndeshje të zhvilluara në fazën e grupeve.

Në ndeshjen e parë, ato pësuan humbje nga Austria me rezultat 2-0 (21-14, 21-12) në sete, derisa në ndeshjen e dytë e kishin të pamundur të evitonin humbjen ndaj favoritit të kompeticionit, Holandës, e cila triumfoi me rezultat 2-0 (21-12, 21-8).

Ekipi kthehet nga Holanda me një eksperiencë dinjitoze nga e cila do të mund të ndërtohet për garat tjera të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat