Fushë Kosova me organizim te ri

Volejboll

Fushë Kosova me organizim te ri

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2022 Në ora: 21:43
Fushë Kosova me organizim te ri

Fushë Kosova synon të jetë edhe më e fortë në edicionin e ri në Superligën A të Kosovës (femrat).

Vashat e Fushë Kosovës janë befasia më e këndshme e edicionit të kaluar, ndërsa kryetrajneri i këtij ekipit, Istref Elezaj, pretendon të ndërtojë ekip edhe më kompakte.

“Më qëllim që të vazhdojmë epitetin tashmë qe e gëzojmë qe disa vite si klubi më i mirë i qytetit sa i përket sporteve kolektive, si dhe paraqitjen sa më të mirë në garat e Superligës së Kosovës në volejboll, klubi i volejbollit Fushë Kosova këtë sezon do të ketë organizim te ri. 

Tani në pozitën e kryetarit te klubit do te jetë Artan Ramaj, i cili suksesshëm për disa vite ishte udhëheqës në departamentin e resurseve humane dhe marketingut ne sektorin publik, po ashtu në dikasterin e njëjtë në sektorin privat ku edhe vazhdon me shumë suksese. Kompania e konsideron vlerë të shtuar e po ashtu vlerë e shtuar do të jetë edhe për klubin.

Kryesia e klubit duke i uruar shume suksese menaxhmentit te ri, e falënderon kryetarin aktual për kontributin e dhënë, duke e sjellur klubin në rangun e klubeve me te suksesshme në Superligen e Kosovës në volejboll, njeherit shprehim mirënjohjen tonë qe i njëjti  do te vazhdoj të jetë prapë ne strukturat menaxheriale te klubit.

Sezoni i ri pritet të jetë shumë sfidues për të gjitha klubet e Superliges, andaj ne u premtojmë te gjithë mbështetësve tonë, komunës se Fushë Kosovës, tifozëve tonë dhe te gjithë atyre simpatizantëve që në forma te ndryshme janë pranë nesh qe do kujdesemi maksimalisht dhe nuk do të ndalemi përderisa te ngjyrosim emrin e këtij klubi me ngjyrën e artë te trofeve”, njofton në faqe e KV Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat