Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” synon trofe me organizimin e ri

Volejboll

Klubi i Volejbollit “Fushë Kosova” synon trofe me organizimin e ri

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:01
Artan Ramaj

Njëri nga klubet më të njohura në volejbollin e Kosovës “Fushë Kosova” ka nisur përgatitjet për edicionin e ri garues dhe për të synuar sa më shumë suksese, klubi ka nisur riorganizmin e tij.

Në vazhdën e këtij organizimi, klub ka bërë të ditur se kryetar do të jetë Artan Ramaj i cili për disa vite ishte udhëheqës në departamentin e resurseve humane dhe marketingut në sektorin publik, po ashtu ne dikasterin e njëjtë në sektorin privat ku edhe vazhdon me shumë suksese.

Sezoni i ri pritet të jetë shumë sfidues për të gjitha klubet e Superligës, andaj “Fushë Kosova” iu premton te gjithë mbështetësve, komunës se Fushë Kosovës, tifozëve dhe te gjithë atyre simpatizantëve që në forma te ndryshme janë pranë klubit që do të kujdesen maksimalisht dhe nuk do të ndalen përderisa të ngjyroset emri i këtij klubi me ngjyrën e artë të trofeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat