Elvirën nuk e joshin ofertat as nga Evropa, mbetët në Skenderaj

Volejboll

Elvirën nuk e joshin ofertat as nga Evropa, mbetët në Skenderaj

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 18:12
Elvirën nuk e joshin ofertat as nga Evropa, mbetët në Skenderaj

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Elvira Bajraktari, mbetet besnike e klubit Skenderaj.

Sipas klubit, Elvira kishte oferta edhe nga jashtë por mbetet besnike e klubit.  

 “Klubi ynë falënderon lojtaren e përfaqësueses së Kosovës që ka zgjedhur të vazhdojmë se bashku, përkundër shumë ofertave nga ekipe e Kosovës, e që besa oferta konkrete nga ekipe europiane.

Qëllimi dhe arsyeja e vetme e vazhdimit së bashku është që të sjellim çdo trofe të mundshëm për qytetin tonë të dashur Skenderaj. 

Ne të falënderojmë për besimin në projektin e klubit dhe vazhdimin e bashkëpunimit.

Se shpejti do të paraqesim të gjitha lojtaret tjera të cilat do të mbrojnë ngjyrat e klubit tonë”, njofton Skenderaj.

Elvirën nuk e joshin ofertat as nga Evropa duke vazhduar me klubin nga Skenderaj, me synime që të luftojnë për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat