Kosova e gatshme për Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Kosova e gatshme për Kampionatin Ballkanik

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:21
Kosova e gatshme për Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës, seniorët, në të dy konkurrencat, ka zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është e gatshme për Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, e cila drejtohet nga trajneri Edon Ibrahimi. Ndeshjet zhvillohen mes datave 23-26 qershor, 2022.

Te meshkujt, ngjyrat e "Dardanëve" i mbron çifti Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami, me ndeshjet që zhvillohen mes datave 24-26 qershor.

Federata e Volejbollit të Kosovës ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në përgatitjen e kushteve stëvitëse dhe agjendës udhëtuese të ekipeve, derisa i uron fat atyre në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat