Sylejmani e Ramadani, startojnë me humbje në Turqi

Volejboll

Sylejmani e Ramadani, startojnë me humbje në Turqi

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:43
Sylejmani e Ramadani, startojnë me humbje në Turqi

Kosova starton me humbje në Turqi!

Vashat Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, mposhten në ndeshjen e parë të Kampionatit Ballkanik të Beach Volley, nga Turqia.

Dyshja që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Ballkanik i cili po luhet në qytetin Balikesir, ka pësuar humbje me rezultat 0-2 (16-21, 10-21) nga çifti Gokalp/Merve.

Dyshja "Dardane", e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, edhe ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Turqisë, të shtunën me fillim nga ora 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat