Blerina Berisha nuk ndërron mjedis 

Volejboll

Blerina Berisha nuk ndërron mjedis 

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:28
Blerina Berisha

Volejbollistja Blerina Berisha nuk ka ndërruar mjedis por ka vazhduar me Skenderajn edhe për edicionin 2022-2023.

Kryetrajneri Yll Kadriu ka ambicie të mëdha për edicionin e ri në Superligë, ndërsa në anën tjetër po e ruan me sukses skeletin e lojtareve dhe me gjasë edhe do të përforcohen edhe me ndonjë volejbolliste. 

“Blerina Berisha vazhdon më ne.

Blerina vitin që lamë pas kishte paraqitje shumë të mira për ekipin tonë duke qenë lojtare startuese në çdo ndeshje.

Blerina ishte pjesë e kombëtares U18 duke u cilësuar si një talente e asaj gjenerate.

Ne e falënderojmë Blerinën që vazhdon të mbrojë ngjyrat e skuadrës sonë, KV Skenderaj”, njofton KV Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat