Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, tregon fuqinë kundër Turqisë

Volejboll

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, tregon fuqinë kundër Turqisë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 19:25
Kosova

Ekipi i Kosovës, femrat, Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani kanë treguar paraqitje absolutisht inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge/Bahar Toksoy - me këtë të fundit që është ish-reprezentuese e Kombëtares së Turqisë - në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke mposhtur me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.

Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe, të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë.

Në gjysmëfinale, dyshja "Dardane" do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.

Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t'u përshëndetur nga kjo garë.

Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin e meshkujve për kompetitivitetin e treguar, teksa i uron fat dhe suksese ekipit në top formë të femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat