Shpresa e volejbollit nesër zhvillojnë fazën finale të kampionatit

Volejboll

Shpresa e volejbollit nesër zhvillojnë fazën finale të kampionatit

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 21:07
Ilustrim

Grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç nesër - e dielë - zhvillojnë ndeshjet finale, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Shpresat e volejbollit kosovar janë pikërisht këto grupmosha, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës do të punojë vazhdimisht në promovimin dhe ngritjen e tyre sportive në vitet e ardhshme për një të ardhme të sigurtë volejbolli.

FVK është e ngazëllyer të njoftojë se nesër zhvillohet faza përfundimtare e këtyre grupmoshave, derisa sot janë përcaktuar edhe ekipet finaliste në grupmoshën U14, femrat. Në finale do të luajnë Kastrioti kundër Therandës, me fillim nga ora 12:00, në përballjen që do ta shpallë kampionin e ri të kësaj moshe.

Sa i përket konkurrencës së meshkujve U14, finalja do të luhet mes Feronikelit dhe Malishevës, me fillim nga ora 11:00.

Në grupmoshën nën 16-vjeç, meshkujt, të dielën do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, para finales së madhe. Gjysmëfinalja e parë luhet mes Prishtina Vollej M dhe Malishevës, me fillim nga ora 13:30, ndërsa Kaçaniku - Vëllaznimi është ndeshja e dytë gjysmëfinale që fillon nga ora 14:30. Finalja luhet me fillim nga ora 18:30.

Në konkurrencën e femrave, Gjinoci - Drita është çifti i parë gjysmëfinal në përballjen që luhet me fillim nga ora 15:30, e përcjellur nga gjysmëfinalja e dytë mes Ferizajt dhe Malishevës nga ora 17:00. Finalja luhet me fillim nga ora 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat