Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt - mposht Malishevën në finale

Volejboll

Vëllaznimi kampion i Kosovës në grupmoshën U16, meshkujt - mposht Malishevën në finale

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:26
Vëllaznimi

Vëllaznimi ka triumfuar në Kampionatin e Kosovës në volejboll për grupmoshën nën 16-vjeç, pasi në finale mposhti Malishevën me rezultat 2-0 (25-10, 25-16) në sete.

Djelmoshat e trajnerit Lend Hasimja ishin superiorë në të dy setet, pavarësisht se ekipi i Zymer Telakut tentoi të bënte më shumë, sidomos në setin e dytë.

Në fund, Vëllaznimi siguroi titullin për të ndezur skena të zjarrta feste në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, në Prishtinë.

Medaljet për Malishevën i ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci, ndërsa ishte anëtari i Komisionit të Garave, Lulezim Gërguri ai që dekoroi me medaljet e fituesit Vëllaznimin.

Trofeu u dhurua për kapitenin e ekipit nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi, para se të ngritej nga i gjithë ekipi gjakovar që festoi me plot meritë pas paraqitjeve impresive përgjatë kampionatit.

Federata e Volejbollit të Kosovës uron Vëllaznimin për shpirtin e kampionit të treguar, derisa përgëzon Malishevën për sportivitetin dhe maturinë kompetitive të treguar.

Image
Vëllaznimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat