Tirana do të luajë ndaj kampionëve të Sllovakisë

Volejboll

Tirana do të luajë ndaj kampionëve të Sllovakisë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:50
Tirana

Në Luksemburg, është hedhur sot shorti i kupave të Europës në volejboll për sezonin 2022-2023.

Skuadra e vetme shqiptare që do të luajë në arenën ndërkombëtare është Tirana për meshkuj.

Skuadra kampione e Shqipërisë do të luajë në CEV Challenge Cup dhe përballë bardhebluve do të jetë skuadra sllovake e Rieker Komarno, kampione në vendin e saj.

Një rival i fortë për Tiranën, pasi skuadra sllovake sezonin e kaluar ka luajtur në Champions League dhe ka një kontigjent të mirë lojtarësh.

Ende nuk është përcaktuar se ku do të luhet sfida e parë dhe datat e këtij raundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat