Shqipëria mposhtet nga Rumania

Volejboll

Shqipëria mposhtet nga Rumania

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 20:04
Shqipëria mposhtet nga Rumania

Ka startuar me humbje aventura e kombëtares së volejbollit për meshkuj, që sot pasdite u mund 3-0 nga Rumania, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Sfida u luajt në Rumani, aty ku kombëtarja vendase dominoi në fushë në të trija setet, duke e merituar fitoren.

Ndryshe nga sfida e dy muajve më parë në Ligën e Argjendtë, ku në fushë pati më shumë rivalitet, këtë herë kombëtarja rumune e pati më të lehtë fitoren. Të trija setet ishin fotokopje të njëra-tjetrës, me vendasit që shkëputeshin nga pika në pikë.

Setet u mbyllën me rezultatin 25-16, 25-15, 25-16, në një ndeshje ku Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka pati shumë vështirësi në lojën e saj. Mungesat e disa titullarëve ndikuan në këtë sfidë. Ndeshja e radhës e kombëtares në Europian, pas tri ditësh në “Feti Borova” ndaj Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat