Kosovës nuk i ndahen humbjet

Volejboll

Kosovës nuk i ndahen humbjet

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:08
Kosova

Kosova U19, femrat, zhvillon edhe ndeshjen e dytë në turneun e Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka luajtur përballjen e dytë në kuadër të turneut memorial ndërkombëtar "Branko Hadzi Iljoski - Cakaja", që po mbahet në Krushevë të Maqedonisë së Veriut.

Vashat 'Dardane' u mposhtën me rezultat 3-1 nga Kombëtarja seniore e Maqedonisë së Veriut.

Kosova do ta zhvillojë edhe një përballje në kuadër të këtij turneu, kundër Maqedonisë së Veriut U19, para se të niset për në Mioveni të Rumanisë, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të grupmoshës U19.

Ndërsa, përvoja në këtë garë para sfidës së vërtetë më 10-14 gusht, është vendimtare për tanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat