Halime Fetahu - Osmani paralajmëron të marrë ekipin e Prishtinës F!

Volejboll

Halime Fetahu - Osmani paralajmëron të marrë ekipin e Prishtinës F!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:42
Halime Fetahu - Osmani

Ish volejbollistja Halime Fetahu -  Osmani, aktualisht anëtare e bordit të FVK-së, ka disa plane për të ardhmen, madje paralajmëron se mund të rikthehet në klubin e volejbollit Prishtina F.

Fetahu nuk e përjashton këtë mundësi të kthehet si presidente, sipas saj, para 5 viteve ka qenë presidente e këtij klubi dhe është si shtëpia e saj.

Ajo shkon aq larg, duke thënë se mund të marrë tërësisht ekipin, të rikthejë në nivelet më të larta, si klubi më i vjetër që ka kryeqyteti.

Znj. Halime, flitet e përflitet se po planifikoni të riktheheni në KVF Prishtina F, ka të vërtetë?

“Po, ka gjasa ndoshta edhe do të marrë krejt vet KV Prishtinën. Prishtina është e të gjithëve”, thotë shkurt Halime Fetahu – Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish volejbollistja dhe ish presidentja e këtij klubi, nuk jep detaje të tjera apo çfarë është duke përgatitur, por sipas saj, ka një plan të madh. Nuk tregon se a do të zbatojë tani apo më vonë, apo do të futet fuqishëm e pa paralajmërim.  

A do të fillon një luftë e re në aspektin sportiv, duket se veç e ka shpallur zonja Fetahu – Osmani. Krejt në fund, sipas saj, kush e ka lekun e ka byrekun, kështu thonë në popull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat