Ekipi hungarez për trajnerin e Kosovës: Po e nisim sezonin me një trajner të ri

Volejboll

Ekipi hungarez për trajnerin e Kosovës: Po e nisim sezonin me një trajner të ri

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 23:35
Edon Ibrahimi

Në sezonin 2022/2023, Edon Ibrahimi do të jetë kryetrajner i ekipit të volejbollit Veszpremi Egyetemi Sport Club, anëtar i Ligës së Parë të Hungarisë (femrat).

“Ne po kërkonim një profesionist të ri, ambicioz që i përshtatet ideve tona dhe mendoj se kemi gjetur personin e duhur për këtë”, tha drejtori i klubit, Gergely Szokolik, për faqen e klubit hungarez. 

“27-vjeçari Edon Ibrahimi vjen në qytetin e mbretëreshave nga Kosova. KV Fer Volley – Ferizaj ka pasur sukses me ekipin e tij në vitet e fundit, pasi e ka ngjitur ekipin në divizionin më të lartë, ku marshuan deri te medalja e argjendtë. Ata gjithashtu përfunduan në vendin e dytë në Kupën e Kosovës, si dhe fituan Kupën e Federatës në sezonin”, shkruan mes të tjera.

“Më pëlqeu koncepti i përshkruar nga drejtuesit e klubit. Doja të provoja diçka të re, të shkëputesha nga rutina e zakonshme dhe ndjej se mund të përmbush veten si trajner në VESC”, -Ibrahimi.

“Krahas skuadrave të mëparshme të klubit, profesionisti i ri në vitet e fundit ka qenë kapiten i Kombëtares së Kosovës U17, ndërsa suksese të mëdha ka arritur edhe si trajner i volejbollit në rërë në vendin e tij”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat