Kosova U19 përballë Turqisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik

Volejboll

Kosova U19 përballë Turqisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:57
Kosova U19 përballë Turqisë

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, sot me fillim nga ora 15:00 takohet me favoritin e këtij Kampionati Ballkanik që po zhvillohet në Mioveni të Rumanisë, në sfidën më të vështirë të Grupit A.

Vashat e Lorik Ilazit kanë punuar intensivisht para dhe gjatë këtij kompeticioni, derisa në përballjen e parë kundër Rumanisë treguan paraqitje të mirë, pavarësisht disfatës me rezultat 3-1.

Sidoqoftë, kundërshtari i sotëm, Turqia, është një prej rivalëve më të fortë jo vetëm të grupit por gjithë Kampionatit, andaj kjo do të shërbejë si ekstra motiv për 'Dardanet' që të tregojnë paraqitje sa më të mirë.

Ndeshja tjetër e Grupit A luhet mes Rumanisë dhe Bullgarisë me fillim nga ora 17:30.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat