Kosova U19 gjunjëzon Maqedoninë e Veriut

Volejboll

Kosova U19 gjunjëzon Maqedoninë e Veriut

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:36
Kosova U19 gjunjëzon Maqedoninë e Veriut

Kosova U19 mposht pastër Maqedoninë e Veriut dhe siguron pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik!

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka treguar paraqitje brilante në përballjen për një pozitë më lartë, pozitën e gjashtë.

Sot kundër Maqedonisë së Veriut, vajzat 'Dardane' shkëlqyen, derisa ngriten në pozitën e gjashtë të Kampionatit Ballkanik, i cili po mbahet në Mioveni të Rumanisë.

'Dardanet' triumfuan me rezultat të pastër, 3-0 (25-21, 25-22, 25-15) në një paraqitje inspiruese.

Kosova tash lufton për pozitën e pestë në ndeshjen kundër Bullgarisë, të dielën, me fillim nga ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat