FVK organizon festivalin e volejbollit për fëmijë

Volejboll

FVK organizon festivalin e volejbollit për fëmijë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 12:35
Festivali i volejbollit për fëmijë

Federata e Volejbollit të Kosovës do ta organizojë festivalin për fëmijët e shkollave të volejbollit, i cili është pjesë e projektit CEV School Project, të Federatës Evropiane të Volejbollit.

Në këtë festival pritet të marrin pjesë rreth 100 fëmijë nga shkollat e volejbollit Theranda, Vëllaznimi, Malisheva dhe Feronikeli.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe masovizimin e volejbollit nëpër shkolla, derisa do të vazhdojë edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës gjatë javëve në vijim.

#cev #cevdevelopment #schoolproject #fvk #volleyball

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat