Skënderbeu në formë, Shala: Faleminderit tifozëve

Volejboll

Skënderbeu në formë, Shala: Faleminderit tifozëve

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:51
Shala

Trajneri i klubit të volejbollit Skënderbeut nga Kraishta e Lipjanit, Astrit Shala, pas fitores me rezultat 3:1 kundër G.E

Therandës, në ndeshjen e xhiros së tetë, shprehet i kënaqur me lojtarët.

"Loja ka qenë e mirë dhe dita ditës po komponohemi si ekip.

Kemi luajtur kundër një skuadre që vështirë mundet në vendin e vet. Jam i kënaqur me ekipen tonë jo vetëm për fitoren po edhe për lojën e bukur që po shfaq për publikun tonë.

Faleminderit prej tifozëve tanë që po na përcjellin ne çdo ndeshje", tha Shala për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat