Skënderbeu po mahnit në Kosovë! Astrit Shala: I kemi qendrat më të mirat...

Volejboll

Skënderbeu po mahnit në Kosovë! Astrit Shala: I kemi qendrat më të mirat...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 nëntor 2022 Në ora: 16:17
Astrit Shala

Skënderbeu nga Kraishta e Lipjanit po mahnit të gjithë me organizim dhe lojëra të mira në Superligën A të Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve. 

Klub nga një fshat por është bërë model për qendrat e mëdha s si organizohet një klub dhe luftohet për trofe.

Skënderbeu ka një ecuri fantastike në tetë javët e para, lider në kampionat me 17 pikë, duke lënë pas Dritën me 16, Pejën 16, Ferizajn me 15 pikë etj.

Image

KV Skënderbeu

Kryetrajneri i Skënderbeut, Astrit Shala, është krenar me djelmoshat, për punën, angazhimin dhe lojërat që po dëshmojnë në secilën ndeshje.

Skënderbeu është shembull edhe për shikues, është klubi më i shikuar në Superligë.

“Thënë të drejtën nuk e kam prit këtë sukses. Ardhja e brazilianëve ka rrit nivelin.

Ne në ekipin tonë i kemi qendrat më të mirat në Kosovë ashtu besoj unë”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala flet edhe për synimet e klubit: “Synimet tona janë ta përfundojmë këtë sezon në vendin e parë”.

Javën që e lamë pas Skënderbeu ka treguar lojë për lakmi, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Golden Eagle Therandës në Therandë. 

Çfarë e dallon klubi nga klubet e qyteteve tjera?

“Klubi ynë ka shikueshmërinë më të madhe në Kosovë. Është duke u udhëhequr nga njerëzit më të mirë të fshatit tonë Kraishtë”, përgjigjet Shala.

Shala i është mirënjohës klubit të volejbollit Shpella: “Një falënderim nga klubi Shpella që ka lejuar tre volejbollist me ardh të klubi ynë siç janë Enes Tasholli, Ndriçim Ejupi e Granit Ejupi”.

Shala tha se kontribut të madh po japin donatorët, pa ta nuk do të ishin këto rezultate. “I falënderoj të gjithë donatorët që pa ta ne nuk ishim ku jemi”, përfundon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat