Istogu: Ne qëllimin e kemi te loja kundër Dritës 

Volejboll

Istogu: Ne qëllimin e kemi te loja kundër Dritës 

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Istogu

Skenderaj ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj M-Technologie së Prishtinës.

Skenderaj ka fituar dy pikë e M-Technologie një pikë.

Trajneri i Skenderajt, Agron Istogu, udhëhoqi ekipin drejt fitores.

"Ishte ndeshje shumë e bukur. Pavarësisht se ne fituam, edhe kundërshtari luajti mirë. 

Ne fillimisht i bëmë disa gabime që edhe na u hakmorën në setin e parë, pastaj u rikthyem shumë mirë në lojë dhe u munduam të luajmë edhe për shikuesit tanë, të cilët i falënderoj që asnjëherë nuk na lënë vetëm në lojë.

Ne qëllimin e kemi te loja kundër Dritës ku edhe presim të paraqitemi më mirë se në ndeshjen e parë”, tha Istogu për faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat