Partizani fiton

Volejboll

Partizani fiton

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Partizani fiton

Ka nisur faza e grupeve e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra, ku 8 ekipet e Superligës janë të ndara në dy grupe.

Për femra, janë luajtur dy ndeshjet e Grupit A, ku Partizani fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Korabit (25-8, 25-10, 25-12). Ndeshje në sens unik, që ishte si një stërvitore për të kuqtë. Më e bukur sfida e luajtur në Shkodër, ku Vllaznia mundi 3-1 Barleti Volley (25-12, 23-25, 25-22, 25-21). Me përjashtim të setit të parë, tri setet e tjera ishin të dueluara dhe me emocione.

Te meshkujt, Partizani mundi me përmbysje 3-1 Studentin në derbin kryeqytetas (18-25, 25-19, 25-14, 25-18). Partizani ishte i përgjumur në setin e parë, por më tej ka epërsi e fiton me lehtësi. Mjaft e bukur sfida në Shkodër, ku Vllaznia fitoi 3-2 ndaj Skënderbeut (14-25, 26-24, 25-13, 23-25, 15-13), ku u duelua fort dhe gjithcka u vendos në setin final.

Femra-Grupi A (dita e parë)

Partizani – Korabi, 3-0

Vllaznia – Barleti Volley, 3-1

Renditja: Partizani 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Femra-Grupi B (dita e parë)

Skënderbeu – Teuta, 19 nëntor

Tirana – Lushnja, 19 nëntor

Meshkuj-Grupi A (dita e parë)

Vllaznia – Skënderbeu, 3-2

Tirana – Elbasani, 19 nëntor

Renditja: Vllaznia 2 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Tirana 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Meshkuj-Grupi B (dita e parë)

Partizani – Studenti, 3-1

Erzeni – Teuta, 19 nëntor

Renditja: Partizani 3 pikë, Studenti 0 pikë, Erzeni 0 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat