Fitore e lehtë për Fushë Kosovën

Volejboll

Fitore e lehtë për Fushë Kosovën

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:13
Fushë Kosova

Fitore e lehtë për Fushë Kosovën kundër Feronikelit!

Fushë Kosova ka regjistruar një fitore të pritshme kundër Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligën A, femrat.

Vashat e trajnerit Istref Elezaj triumfuan me rezultat 3-0 (25-14, 25-20, 25-10), kundër një "Nikli" që këtë edicion po luan me ekip të rejash.

Pas kësaj fitoreje, Fushë Kosova grumbullon tetë pikë dhe zë pozitën e parafundit, ndërsa Feronikeli ende nuk ka fituar pikë këtë fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat