Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e "Challenge Cup" dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar

Volejboll

Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e "Challenge Cup" dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 21:57
Istref Elezaj

Gjyqtari nga Kosova tashmë me kredenciale evropiane, Istref Elezaj ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme nga kontrollerët për të fituar thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar i volejbollit.

Elezajt iu desh të tregonte veten në tri ndeshje ndërkombëtare për të grumbulluar nënshkrimet nga tre kontrollerë për të arritur të sigurojë thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar.

Ai ndau drejtësinë në përballjen kualifikuese të  "Challenge Cup" 2023 mes ekipeve Ptt Sc Ankara dhe Tchalou Chapelle Lel Herlaimont, të martën mbrëma, duke marrë vlerësim pozitiv.

Pas ndeshjes, ai ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke thënë:

"Si kandidat për refer ndërkombëtar është dashur t'i gjykoj tre ndeshje ndërkombëtare në mënyrë që të siguroj tre nënshkrime nga kontrollerët që ta fitoj thirrjen si refer ndërkombëtar i volejbollit. Sot ishte ndeshja e tretë për mua, kështu që kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, pasi sot arrita të siguroj edhe nënshkrimin e tretë pasi u vlerësova shumë mirë për gjykimin e ndeshjes dhe kështu fitova thirrjen si refer ndërkombëtar i volejbollit.

"Niveli i lart i garës dhe organizimet e tilla të ndeshjeve kanë kuptim të madh për mua. Eksperiencë e cila do më ndihmoj të zhvillohem edhe më tutje dhe këto përvoja t'i transmetoj edhe tek kolegët e mi në kampionatin kombëtar.

"Jam shumë i lumtur për besimin që më dha Federata e Volejbollit të Kosoves në nominim, përkrahjen e madhe nga komuniteti i volejbollit dhe njerëzit që më motivojnë çdo ditë. Faleminderit".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat