Kush është KV Peja?

Volejboll

Kush është KV Peja?

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Kush është KV Peja?

Një nga klubet pjesëmarrëse në Kupën e Pavarësisë këtë vit është KV Peja!

Klubi i Volejbollit Peja është themeluar në vitin 1986 dhe është pjesëmarrës në Superligën e Kosovës.

KV Peja është fituese e Kampionatit për vitin 2015/2016, 2017/2018 e 2021/2022 si dhe fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2011/2012, 2015/2016, 2017/2018. Si Kampion i Kosovës KV Peja është i vetmi ekip nga Kosova  në sportin e volejbollit pjesëmarrës në rangun më të lart të këtij sporti në CHAMPIONS LEAGUE- (Liga e Kampionëve) në vitin 2016/2017.

Sukseset e klubit nuk mbarojnë me kaq, në vazhdimësi të garave në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar ata janë pjesëmarrës me mjaft suksese te tjera.

Në vitin 2018/2019 kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare në CEV CUP kundër ekipit kampion të Francës.

Ekipi i Pejës u shpall kampion i Kosovës për vitin 2020/2021 dhe ishte pjesëmarrës në garat ndërkombëtare në Challenge Cup kundër ekipit të Portugalisë Aj Fonte do Bastardo në muajin dhjetor 2021.

Në sezonin 2021/2022 janë garues në ligën Unike Gjergj Kastrioti kundër ekipit Kampion të Shqipërisë. Gjithashtu pjesëmarrës ne sezonin2022/2023.

Një nga sukseset më të arrira të ekipit KV Peja është Kupa Ballkanike e organizuar këtë vit në Turqi ku djemtë nga Kosova arritën të shpalleshin Nënkampion Ballkani.

Pjesëmarrëse disa herë në kupat e Europës KV Peja vazhdon të lë gjurmë në Volejbollin Kosovar si një nga ekipet më të mira të tij, shkruan në faqen e Federatës së Volejbollit Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat